Devijimi i mundshëm i lumit Vjosa, por edhe disa problematika që janë mes Greqisë dhe Shqipërisë, do të jenë në fokus të diskutimeve gjatë vizitës dyditore të zv. Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Hundis.
Numri dy i diplomacisë greke, do të qëndroj në Tiranë në datat 24 dhe 25 shkurt, ku ka parashikuar një axhëndë mbajt të ngjeshur takimesh.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite është pjesëmarrja në takimin e ministrtave të jashtëm, në kuadër të samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, që organizohet nga Shqipëria, që mban edhe presidencën e kësaj nisme.
Sipas axhendës është parashikuar se ditën e hënë ai do takohet me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, për të vazhduar më pas me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe do të marrë pjesë ne një darkë pune, e cila organizohet ngaMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, për nder të pjesëmarrësve në TakiminMinisterial.
Ditën e martë zv. Ministri i Jashtëm për Çështje Evropiane do të marrë pjesë nëtakimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të SEECP dhe do të zhvillojë takime të njëpasnjëshme me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha si dhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
















