Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, në Shqipëri Edmond Haxhinasto flet në një intervistë për KosovaPress, mbi projektet e përbashkëta infrastrukturore rajonale, sidomos mes Shqipërisë dhe Kosovës; siç është edhe plani për ndërtimin e rrjetit hekurudhor, projekt i diskutuar së fundmi edhe gjatë vizitës që ministri Haxhinasto zhvilloi në Prishtinë.
Cila është e vërteta e dhënies me koncesion të Portit të Shëngjinit, a kanë shfaqur interes investitorët e Kosovës për këtë port, apo kurrë nuk ka ekzistuar një marrëveshje e tillë…
Haxhinasto flet për KosovaPress edhe për rrugën e Kombit e cila do të jepet me koncesion dhe tenderi do të hapet në mars.
Tarifa për këtë rrugë sipas Haxinastos do të jetë pesë euro. Përveç kësaj ministriHaxhinasto flet edhe për cilësinë dhe mënyrën se si është ndërtuar kjo rrugë dhe shumë rrugë të tjera në Shqipëri.
Duke folur në përgjithësi për rrugët në Shqipëri, ministri i tha KosovaPress-it se kanë arritur që për 20 përqind të ulin numrin e aksidenteve me vdekshmëri dhe aksidenteve të rënda.
E rëndësishme për sigurinë Haxhinasto thotë të jetë edhe mirëmbajtja e rrugëve, e cila deri më tani sipas tij, ka qenë në nivele krejtësisht të papranueshme.
















