Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Bruksel, kryeministri Rama ka theksuar rëndësinë që ka zgjerimi i Evropës edhe me vendet e Ballkanit.
“Suksesi i BE-së varet nga suksesi i zgjerimit me Ballkanin. Në situatën aktuale, stabiliteti në Ballkan ka edhe më shumë rëndësi. Shqipëria ka treguar konsistencë e do vazhdojë të jetë kështu.
Ndajmë vlerat me të cilat Evropa është ndërtuar edhe duhet ti ndajmë ato…Evropa ka nevojë për Ballkanin, ashtu si edhe Ballkani ka nevojë për Evropën.
Ballkani duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për tu përballur me terorizmin”, deklaroi Rama. Ndërkaq, Presidenti i KiE tha se Shqipëria ka nevojë që të implementojë reformat dhe të vendosë një klimë konsensusi dhe bashkëpunimi me opozitën.
“Përpjekjet e saj në rrugën e integrimit janë forcuar, është bërë shumë kundër krimit dhe luftës kundër drogës. Sidoqoftë, ajo që nevojitet është implementimi. E kam përgëzuar kryeministrin Edi Rama, për rolin pozitiv që vendi i tij po luan nëBallkanin perëndimor, angazhimin për zero probleme me fqinjët, për përmirësimin e dialogut të brëndshëm në Shqipëri”, tha ai.















