Kryesuesi i OSBE-së dhe ministrii Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka kërkuar nga delegacioni i Shqipërisë që të mos, siç është shprehur, përzihet në çështjen e Kosovës dhe në dialogun e Brukselit.
Në mbledhjen dimërore të Asamblesë së OSBE-së në Vjenë, Daçiq, duke iu përgjigjur kërkesës delegacionit të Shqipërisë që të pranohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se Serbia dëshiron të, siç ëshë shprehur, të prek integritetin territorial të saj.
Daçiç i ka thënë delegacionit nga Shqipëria që kjo çështje duhet të trajtohet diku tjetër, e jo në mbledhjet e OSBE-së.
“Do ta lusja Shqipërinë që të merret me çështje që janë parime të OSBE-së, dhe të mos brengoset për bisedime me Prishtinë, pasi që ato trajtohen në Bruksel dhe jo në OSBE”, ka thënë ministri i Jashtëm serb.
















