Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar ndaj deklaratës së opozitës për matësat inteligjentë, duke thënë se Partia Demokratike vazhdon me këmbëngulje të pengojë punën për rimëkëmbjen e kompanisë. OSHEE bën me dije se plani i reformimit radikal të kompanisë dhe projekti më i madh inovativ që Shqipëria ka nisur ndonjëherë, ai i matësve inteligjentë, nuk synon të nxjerrë më shume para nga xhepat e shqiptarëve po të bëjë realitet dëshirën e shqiptarëve qe të paguajnë vetëm ate që konsumojnë. Po ashtu thuhet se Partia Demokratike në pushtet u shiti bizneseve kasa fiskale nga 400 dollarë dhe u mori çdo vit 100 dollarë për mirembajtje. OSSHE deklaron se nuk do t’ua shesë shqiptareve matesat inteligjente, po do t’i ketë në pronën e saj dhe financimi i këtij operacioni do të mbulohet nga të ardhurat që OSHEE do të përfitojë prej uljes së pritshme të humbjeve të medha, si rezultat i suksesit të matësve inteligjentë Në vijim thuhet se akuza dhe shpifje të rënda po lëshohen përditë ndaj kompanisë dhe përpjekja për të nxitur pakënaqësinë e qytetarëve, po shoqërohet edhe me përpjekjen për të penguar investimet e domosdoshme për rrjetin e shpërndarjes e për shërbimin ndaj klientit. “Kurajoja e atyre që e shkatërruan kompaninë dhe e zhytën në 1 miliardë borxhe, për të akuzuar e shpifur sot ndaj kompanisë është kriminale. Ashtu siç është tërësisht e turpshme përpjekja për të goditur projektin madhor të shërimit të plagës së madhe të faturave arbitrare, përmes vendosjes së matësve inteligjentë. Ne sot prisnim që Partia Demokratike të përshëndeste hapin e afrimit të grupit të madh gjerman Deutsche Telekom me OSHEE. Por e kundërta ndodhi fatkeqësisht”, thotë OSHEE, duke nënvizuar se një projekt pilot, tërësisht i mbuluar financiarisht nga pala gjermane, u godit pa filluar akoma dhe u thanë shumë të pavërteta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















