Uniformat blu kanë nisur procedimin penal për dy persona pasi kanë vjedhura automejtin e komunës së Milotit. Sipas informacioneve të policisë, porcedimi penal ka filluar për shtetasit B.H me banim në Milot, në rrethin Kurbin me detyrë aktuale kryetar i Komunës së Milotit në rrethin Kurbin dhe për shtetasin me iniciale A.L me banim në Shullaz. Ky i fundit ishte osh-shofer i Komunës milot në rrethin Kurbin. Deklarata e plotë e policisë Me datën 13.02.2015, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve: 1-B H, banues në Milot, rrethi Kurbin, me detyrë aktuale Kryetar i Komunës Milot, Rrethi Kurbin. 2-A L, , banues në Shullaz, rrethi Kurbin, ish shofer i Komunës Milot, rrethi Kurbin. Proçedimi ndaj tyre filloi pasi, Komisariati i Policisë Kurbin me datë 09.02.2014 ka konstatuar se është vjedhur mjeti tip FIAT 900DTE, lloji Germues shtypes (Varinsk), i cili ka qenë në pronësi të Komunës Milot. Sipas veprimeve të para hetimore ka rezultuar se ish kryetari i komunes Milot e ka shitur këtë mjet për skrap. Ky mjet kishte rreth tre vjet që qëndronte për ruatje në servisin e ish kryetarit të komunës Milot, V G i cili është shpallur në kërkim për vjedhje, pasi nuk është bërë i mundur kapja e tij. Kryetari i komunës B H dhe ish shoferi i komunës A L me mosveprime dhe me mos përmbushje të rregullt të detyrës, i kanë krijuar një dëm ekonomik komunës Milot, duke mos marrë masa në sigurimin e mjetit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre” , neni 248, i Kodit Penal.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















