“Nuk është në traditën tonë të prishim objektet e kultit. I kemi kërkuar Kishës që të lidhë kontratën me ne, pronarë të rregullt të truallit, por na ka shmangur, ashtu siç po bën edhe sot”.
Pasardhësit e familjes Karaosmani, e kanë quajtur manipulim të opinionit publikdeklaratat e Kishës Katolike në lidhje me trullin ku është ndërtuar ajo rreth 20 vite më parë në Elbasan.
Pasardhësit e familjes Karaosmani sqarojnë çështjen për pronën, që siç pohojnë edhe vetë, e kanë të trashëguar brez pas brezi, raporton “Panorama”.
Ata kërkojnë që kjo çështje të mos politizohet, të mos manipulohet opinioni publikdhe kisha të marrë kontakt me pronarët legjitimë dhe të bien dakord për ecurinë e këtij problemi.















