Prokuroria e Tiranës kërkon dënim kapital për Kostandin Xhuvanin, i akzuar për vrasje të katërfishtë nëntorin e vitit të shkuar në bar lokal Ante Grand pranë Rrugës së Elbasanit.
“Burgim i perjetshem per Kostandin Xhuvanin.”
Kërkesa për burgim të përjetshëm është argumentuar nga prokuroria në 10 faqe konkluzione. Gjatë kohës së leximit të kërkesës për dënim, Xhuvani ka qëndruar i ftohte dhe i vetëm në kafazin e hekurit. Pranë tij ka munguar avokati mbrojtës dhe e vetmja kërkese e tij drejtuar gjykatës ka qenë 10 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen.
” Ju lutem më duhen 10 ditë kohë”
Përballë të pandehurit Xhuvani në sallë ka qenë daja i një prej viktimave. Ai kërkon dënimin kapital të autorit si dhe dëmshpërblim të familjes së viktimës.
” Dua dënimin e autorit me burgim të përjetshmë. Ku e gjeti armen autori, apo e ema e tij është e veshur me pushtet. Ajo ja dha armën”
Në datën 23 shkurt gjykata do të degjojë të pandehurin dhe pretendimet e tij në lidhje me vrasjen e katërfishtë të 3 të rinjve dhe një investitori italian. Ai e ka pranuar autorësin ndërsa me gjykim të shkurtuar përfiton uljen deri në 35 vite burg.















