Në pritje të samitit të Minsk, përshkallëzohet tensioni në lindje të Ukrainës. Në kundërpërgjigje të sulmit me raketa që të matën shkaktoi 15 viktima në Kramatorsk, një goditje me artileri në një stacion autobusi në Donjetsk shkaktoi 3 viktima dhe disa të plagosur. ndërkohë gjatë një telefonate mbrëmjen e së martës mes presidentit amerikan Obama dhe atij rus Putin është rënë dalord se duht gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë për situatën në Ukrainë. Kremlini me anë të një deklarate për shtyp konfirmoi se barak Obama dhe Vladimir Putin theksuan rëndësinë e një zgjidhje politike të problemeve të brendshëm të vendit nëpërmjet dialogut. Por ndërkohë të dy presidentët ishin dakord se duhet ndaluar menjëherë gjakderdhja në lindje të vendit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















