Sipas burimeve zyrtare të Zvicrës ‘gjatë vitit të shkuar ky shtet ka dëbuar hiq më pak se 8590 azilkërkues, gjë që i kushtoi Zvicres 8.5. milionë franga;.
Mësohet se prej 8590 personave që e kanë lëshuar Zvicrën, 2444 e kanë bërë këtë në mënyrë të pavarur ndërsa në 6146 raste policia i ka përjellë deri në aeroplan personat me vendim lëshimi të Zvicrës.
Në shumën e sipërpërmendur nuk janë përfshirë shpenzimet për përcjelljen policore që i bëhen azilkërkuesve gjatë dëbimit.
Ana ekonomike e qytetarëve të vendeve të ndryshme të botës, që kërkojnë azil në këtë shtet, nuk përfundon me kaq.
Sipas autoriteteve federale zvicerane vetëm gjatë vitit të shkuar ‘Zvicra pësoi humbje prej 390 mijë frangash për shkak të anulimit të mbi 3 mijë fluturimeve që u imponuan me rastin e dëbimit të të huajve’!
















