Ndonëse lëvizja Vetëvendosja kishte njoftuar shtyrjen per një afat te pacaktuar te protestës qe do te mbahej sot, grupe te rinjsh janë grumbulluar përpara selisë se qeverise ne Prishtine. Rreth 40-50 persona dolën ne shesh, pasi nuk mbështesin vendimin e opozitës.Situata paraqitet e qete, ndërsa protestuesit janë shprehur se ka ende çështje per te cilat duhet te protestohet. Aktiviste te shoqërisë civile kishin njoftuar me pare ne rrjetet sociale se do te dilnin ne proteste sipas parashikimit. Vetëvendosja u tërhoq nga mbajtja e protestës, pasi kryeministri Mustafa njoftoi largimin e ministrit për kthim dhe minoritete. Jabllanoviç deklaroi se nuk e pranonte ketë vendim. Partia Socialiste serbe e ministrit te jashtëm Daçiç, reagoi përmes nje njoftimi, ku thuhej se kryeministri kosovar u tregua i dobët.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















