Kryetari i AAK-së RamushHaradinaj ka theksuar se partia e tij e mbështet vendimin e Isa Mustafës për ta shkarkuar Jabllanoviçin, por se nga ana tjetër mbetet e vendosur në kërkesat për Trepçën.
Ja çfarë shkruan Ramush Haradinaj në Facebook
Zëri demokratik i qytetarëve sot ngadhënjeu ndaj të nënshtruarve të dorëzuar dhe ky sukses i dedikohet vetëm demokracisë dhe dinjitetit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ministri Jabllanoviq nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.
Falënderoj të gjithë qytetarët aktiv, partitë opozitare, dhe organizatat tjera të cilët bashkërisht kontribuuan në realizimin e kërkesës legjitime dhe të drejtë.
Jemi dhe do mbetemi gardianë të demokracisë, lirisë, dhe të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, si brenda ashtu edhe jashtë institucioneve.
Ne mbesim të vendosur në kërkesat tona për Trepçën, dhe të gjitha çështjet që rëndojnë jetën e qytetarit. Për këto dhe tjera arsye, protesta e nesërme shtyhet për një datë tjetër.















