Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Aze Syla, ka komentuar rreth deklaratave të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç.
Deklaratë kjo, e cila nxiti shumë njerëz të dalin në protestë, e ka nxitur edhe një deputet të PDK-së që t’i kërkoj dorëheqjen.
Azem Syla, në një prononcim për KosovaPress, thotë se deklarata e ministritJabllanoviq, po rrezikon stabilitetin e shoqërisë në Kosovë.
“Deklarata e pamatur e ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve të Qeverisës së Republikës së Kosovës Aleksadër Jabllanoviq, ka kaluar përmasat e një deklarate të thënë me këtë apo atë rast, me një ose domethënie tjetër, duke rrezikuarstabilitetin e shoqërisë sonë, për të cilin kemi investuar mund përpjekje dhe përgjegjësi me vite të tëra së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht me miqtë dhe dashamirët e shtetit tonë dhe të perspektivës së tij për brezat e ardhshëm”, thotë Syla.
Syla, i cili komenton edhe protestat e fundit në Prishtinë, thotë se Jabllanoviç është mirë të vetëtërhiqet.
Sipas Halitit, Kosova ka sfida të mëdha drejt integrimeve euroatlantike dhe nuk meriton që të destabilizohet dhe të kthehet në një vend ku imazhi i saj dëmtohet para opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar
















