Lëvizja Vetëvendosje mund të anulojë protestën e 4 shkurtitnëse shkarkimi i Jabllanoviçit ndodh para 4 shkurtit.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë homazheve pranë shtatorës së heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, ka thënë se protesta e datës 4 shkurt do të jetë paqësore dhe masive. Ai përsëriti kërkesat e thirrjes së protestës, shkarkimin e ministrit Jabllanoviç, si dhe mbrojtjen e ndërmarrjes Trepça.
Por Kurti ka bërë të ditur shkarkimi eventuar i Jabllanoviqit para 4 shkurtit, ata do mblidhte kryesinë e partisë së tij, për të vendim tjetër karshi situatës së re.
Ai tha se me shkarkimin e tij nuk do të bëhet Kosova kopsht me lule, mirëpo do t’i mundësohej hapja rrugës së përparimit të Republikës.
Numri i jashtëzakonisht i madh i migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës, sipas Kurtit, është edhe një nga shkaqet kryesore të cilat do të sjellin në Prishtinë një numër masiv të protestuesve.















