Zyrat e ALUIZNI-t do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës së sotme deri sa të ketë mbaruar dorëzimi i dokumentacionit nga qytetari i fundit që do të paraqitet. Ndërsa janë bërë lajmërime të herë pas hershme për dorëzimin brenda afatit të dokumentacionit përkatës për vetëdeklarim. Ndërkohë zyrat e pritjes së drejtorive rajonale do të jenë të hapura deri sa të dorëzohet vetëdeklarimi nga të gjithë qytetarët që mund të jenë në radhë. Në të gjithë vendin tonë janë 14 Drejtori Rajonale si dhe 11 sportele shtesë të hapura nga ALUIZNI.
Disa orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e vetëdeklarimeve pritet që të vetëdeklarohen rreth 350 mijë persona. Ndërsa ata të cilët për një arsye apo për një tjetër nuk mundën të dorëzonin dokumentacionin për vetëdeklarim do të përballen me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) (ish- INUK). Kjo pasi dosjet i kalojnë këtij institucioni. Dhe ashtu sikundër janë shprehur drejtuesit e IKMT-së, “fadroma nuk do të falë asnjë ndërtim pa leje”.