Partia Demokratike ka vijuar akuzat në adresë të qeverisë, duke e shigjetuar fillimisht për standarte të dyfishta në respektimin e ligjit për ndërtimet.
Deputeti Gerti Bogdani, tha se pushtetarët po ndërtojnë pa leje në mes të ditës, ndërsa qytetarët e thjeshtë i pret burgu për një fjalë goje.
“Ndërkohë që qytetarëve në cdo cep të Shqipërisë u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me djersën e tyre, vetë kryeministri e nisi ditën e parë të punës duke ndërtuar pa leje, miqtë e tij ndërtojnë në mes të parkut të Liqenit, Deputeti buze detit, ndërsa Ministri i tij ndërton pa leje në mes të Tiranës”.
Akuzat e radhës të demokratëve shigjetuan Ministrinë e Mbrojtjes për rastin e përfshirjes së Majorit Sokol Feka në trafik ndërkombëtar droge.
Detutetja, Albina Deda, tha se PD do të kërkojë interpelancë me Ministren Kodheli dhe apeloi Prokurorinë të nisë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Si ka mundësi që shërbimi informativ i ushtrisë, apo strukturat e tjera monitoruese nuk kanë informacion për oficerët me detyra kaq delikate sa majori në fjalë, i cili ishte një nga pilotët e besuar të flotës tonë ajrore?Si mund të rekrutohet majori i besuar nga trafikantët ndërkombëtarë të drogës?”















