Sipas parashikimeve të bëra dhe analizave, Mattarella do të mund të marrë votat e nevojshme vetëm ditën e nesërme ku do të zhvillohet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit. Kryeministri Renzi ka propozuar për postin e Presidentit gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Serxhio Matarrella, por kjo kandidaturë kundërshtohet nga partitë opozitare.
Në vitin 1990 Matarrella dha dorëheqjen si Ministër i Edukimit, në shenjë proteste ndaj një dekreti qeveritar që favorizonte perandorinë mediatike të Berluskonit. Sakaq Presidenti i ri që do të zgjidhet në Itali do të zëvendësojë ish-presidentin i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë Xhorxhio Napolitano.















