Dallëndyshe Bici ka deklaruar se Bashkia e Tiranës është kthyer në një vend ku askush nuk punon dhe ka shtuar se akuzat ndaj saj janë shpifje dhe të pavërteta. “Vajmedet për Lulin tonë, as tërheq e as lëshon”.
“Unë kam preferuar të mbaj një profil të ulët publik sepse konsideroj se ne punonjësit jemi në shërbim të institucioneve të shtetit dhe jo shteti në shërbimin tonë. Por sot e shoh të domosdoshme të reagoj personalisht, sepse akuzat, shpifjet dhe balta e hedhur mbi punën e institucionit që drejtoj, si dhe mbi mua po kalon në absurditet”, është shprehur Bici.
Ajo gjithashtu ka thënë se po zbaton ligjet e shtetit shqiptar dhe se nuk dëshiron që emri i saj të bëhet pjesë e lojës politike. Kreu i INUK ka shtuar se nëse dikush ka ankesa ndaj institucionit të INUK-ut, ndaj punës që është bërë dhe se si ajo është bërë ka organe të tjera që merren me këtë çështje.















