Liria në punë, Shqipëri ka pësuar një rritje me 3% krahasuar me 2013. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Banka Botërore dhe Doing Busines. Në 2013 liria ka qënë në nivel 49.7% dhe tashmë ka shkuar në 52.9%.
Nga Inspektoriati i Punës këto të dhëna lidhen me klimën e përmirësuar të marrëdhënieve të punës dhe respektimit të të drejtave të punëmarrësve, konform ligjit.
Kreu i Inspektoriatit Dritan Ylli tha se do të punohet në luftën kundër informaliteti duke urdhëruar Degët Rajonale të nisin inspektimet në biznese për turnet e dyta, treta dhe për orët shtesë si dhe për ditët e festave.
Gjatë vitit 2014, rreth 35 per qind e punëmarrësve informal, janë konstatuar të punojnë në turnet e dyta dhe të treta. Ndaj tyre në vitin që lamë pas inspektoriati ndërmori masa adminsitrative me gjobë ndaj këtyre subjekteve.















