Tahiri ka bërë me dije se autoritetet kosovare kanë shprehur vullnetin e tyre për të qënë e grupit të përbashkët hetimor Itali-Shqipëri në luftën kundër terrorizmit. Tahiri është shprehur se bashkëpunimi mes institucioneve kosovare dhe shqiptare deri më tani është shumë i kënaqshëm, por ajo që vjen në të ardhmen është shumë më shumë. Ndërsa Ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni në fjalën e tij ka thënë se Prishtina dhe Tirana kanë një bashkëpunim që shkon përtej konsideratave dhe linjave shtetërore, “shkon më larg se një bashkëpunim rutinor mes dy vendeve”.
Ai ka shtuar se dy vendet duhet të përbëjnë një pjesë të rëndësishme në sigurinë në shkallë rajoni si dhe përtej saj. Hyseni ka thënë se në Kosovë është miratuar ligji që ndalon që shtetasit kosovarë të përfshihen në luftra të huaja. “Bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe në fusha, ku nuk kemi bashkëpunim të kënaqshëm.
Në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të nënshkruajmë marrëveshje që e çojmë një hap më tej bashkëpunimin tonë”, përfundoi ministri Hyseni.
















