Beogradi do të ndërrojë ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, vetëm nëse ata nuk përmbushin atë që nga ta pret bashkësia serbe, ka deklaruar drejtori Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.
Ai nuk ka thënë se asgjë sa i pëket Aleksandar Jabllanoviqin, dorëheqjen e të cilit e kishte paralajmëruar dje.
“Është për të pritur që në Bruksel përfaqësuesit shqiptarë t’i përdorin trazirat për fleksibilitet më të vogël ose për pamundësim respektimi të disa marrëveshjeve, sikur që është ajo e kompetencave të Asociacionit serb të Komunave”, ka thënë Gjuriq për Radio Beogradin.
Në emër të Qeverisë së Serbisë, ai ka pohuar se bashkësinë serbe në Kosovës do ta informojë qartë dhe tërësisht për të gjitha marrëveshjet.
















