Hyseni para se të vinte në Shqiëpri, kur ende ndodhej në Gjermani, për të organizuar trafikun e lëndës narkotike të llojit kokainë ka pasur kontakte nëpërmjet celularit me ish-prefektin e Partisë Demokratike në Berat, Bujar Hoxha. Këtë fakt e kanë konfirmuar për televizionin A1 Report burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këto lidhje telefonike mes Hysenit dhe Bujar Hoxhës u konfirmuan edhe nga Gjykata e cila vendosi “burg” për Elmal Hoxhën.
Mësohet se ish-prefekti i Beratit zotëron një biznes bojërash në këtë qytet, ndërsa ende mbetet për të sqaruar origjina e lidhja e Hysenit me ish-Prefektin.
Aktualisht bëhet me dije se Bujar Hoxha nuk është marrë në pyetje në lidhje me njohjet që ka me Hysenin, ndërsa ai është listuar tek personat që do të pyeten për veprimtarinë e grupit kokaina.















