Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani u takua sot me shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Laila Omar Gad, me të cilën bisedoi për format e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Sipas njoftimit për medie, ata veçanërisht diskutuan aspektet e reformës shëndetësore në Kosovë dhe ndihmën që mund të ofrojë UNICEF-i në këtë drejtim.
“Ndër prioritetet kryesore në mandatin tim është sistemi i sigurimeve shëndetësore efikase dhe i barabartë për të gjithë banorët e Kosovës. Ne presim një mbështetje dhe bashkëpunim nga të gjithë aktorët që veprojnë në Kosovë, përfshirë edhe organizatën UNICEF”, tha ministri Rrahmani.
Znj. Omar Gad tha se misioni UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, me projekte të ndryshme që kanë qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.
















