Banorët e Kukësit kanë kërkuar dëmshpërblim nga qeveria, për shkak se tokat e tyre tashmë janë përmbytur, nga Fierza. Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa për rregullimin e kësaj çështjeje, atëherë protesta do të agravohet më shumë deri në grevë urie.
Banorët kanë dalë për të protestuar para prefekturës së Kukësit dhe kërkojnë një takim me prefektin për problemin e tyre. Ata gjithashtu duan që prefekti i Kukësit tu mundësojë atyre një takim me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.















