Intensifikimi i punës për procesin e liberalizimit të vizave ka qenë fokusi i diskutimeve në një tryezë të Ministrisë së Integrimit Europian me Grupin e Punës përLiberalizimin e Vizave. Gjatë takimit, ministri Çollaku i njoftoi përfaqësuesët e institucioneve për kontekstin politik të procesit të liberalizimit të vizave dhe u njoftua për së afërmi për sfidat e mbetura në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.
Kriteret e mbetura në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave u theksuar gjatë këtij takimi, ndërsa institucionet respektive raportuan në kuadër të Grupit Punuës për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin me qëllim të adresimit të kritereve të mbetura.
Në fund të takimit, Grupi i Punës konkludoi punimet me ndarjen e detyrave për secilin institucion përgjegjës dhe dakordimin e afateve kohore për zbatimin ekritereve të mbetura.















