Në Shkup sot dhjetëra gazetarë protestuan para Gjykatës së Apelit në shenjë proteste kundër vendimit të kësaj gjykate për dënimin e gazetarit maqedonas Tomislav Kezharovski me 2 vjet burg.
Kjo gjykatë e shkallës së dytë në vend që të heq dënimin prej 4,5 vite burg dhe të lirojë gazetarin tashmë që po vuan dënimin, ajo ka shqiptuar sërish një vendim me burg, duke e dënuar ate me dy vite burg.
Naser Selmani, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve theksoi se ky dënim është i papranueshëm dhe dëm i madh për lirinë e shprehjes dhe mediave.
“Për në liria e Kezharovskit është pa kushte, kjo është liria jonë, për shkak se të gjithë jemi Kezharovska”, deklaroi Selmani.
Protesta është përkrahur edhe nga asociacione të tjera të gazetarëve në Maqedoni.
Gazetari i “Nova Makedonija”, Tomisllav Kezharovski është dënuar me 4,5 vite burg, për arsye të publikimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një rast të njohur “Orashe”, që kishte të bënte me vrasje.
















