Për shkak të shkuarjes së sotme të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Mal të Zi, në këtë vend në fuqi janë masa të rrepta sigurie.
Këto masa siguroi cilësohen “sikur të bëhet fjalë për vizitën e Clintonit” në Podgoricë
Në faqen e internetit të Qeverisë malazeze ende nuk ka paralajmërim për këtë vizitë e as program të saj, sado që vizita ishte paralajmëruar tri ditë më parë .
Media serbe, agjencia B92, transmeton Koha.net, supozon se arsye për këtë është fakti se vizita e Thaçit në Mal të Zi është pritur me dënimin e mitropolitit të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi Amfilohije dhe se opozita serbe në këtë vend ka paralajmëruar protesta kundër vizitës.
Mediet më herët kishin njoftuar se për shkak të sigurisë ishte anuluar fjalimi i Thaçit për NATO-n.
Sipas medieve Thaçi është dashur të shkojë sot në Podgoricë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë vizitë.
Kosova dhe Mal i Zi kanë përfaqësitë e veta diplomatike në Prishtinë dhe në Podgoricë, ndërsa ende s’e kanë të përcaktuar vijën kufitare të demarkacionit.
Mali i Zi, në të njëjtën ditë me Maqedoninë, më 8 tetor 2008, e ka njohur pavarësinë e Kosovës.















