Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç deklaroi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë serbe ndaj serbëve të Kosovës. Në fillim të vizitë së tij në Kosovë, kryeministri Vuçiç tha se Serbia ka pasur kurajën që të mbrojë dhe ruajë atë që i takon dhe të përparojë në paqe kur vendimet janë marrë në mënyrën e duhur. Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë që të ruajnë pronat e tyre dhe të mos i shesin. Kryeministri Vuçiç theksoi se do të ketë një angazhim më të madh të qeverisë serbe që qytetarët serbë të gëzojnë edhe më tepër hapësirë ku të lindin fëmijët e tyre. Gjatë deklaratës së tij, Vuçiç foli për nevojën e të jetuarit në paqe me fqinjët, shqiptarët. Sipas kryeministrit, kjo paqe do të sjellë të mira për të dyja palët. Vizita e kryeministrit serb në krye të një delegacioni të qeverisë së tij, ndodhi me rastin e Vitit të Ri serb, një kremte sipas kalendarit ortodoks. Pritet që në fillim të muajit shkurt, Kryeministri i Serbisë të takohet me homologun e tij kosovar, Isa Mustafën, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















