Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, priti në një takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri. Ministri Bushati shprehu besimin në kontributin e tij në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryediplomati shqiptar vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike, shprehu vullnetin dhe angazhimin për t’i zhvilluar dhe rivitalizuar më tej ato. Ambasadori Lu, duke vlerësuar Shqipërinë si një aleate të fortë dhe mike të SHBA, shprehu angazhimin e tij për ta çuar më përpara aleancën dhe miqësinë mes dy vendeve. Ai rikonfirmoi vijimin e mbështetjes së SHBA-së për Shqipërinë, në drejtim të mbështetjes së reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, forcimit të institucioneve demokratike, zhvillimin e Shqipërisë si një aleate më e fuqishme në NATO. Ambasadori Lu shprehu vlerësim për angazhimet konkrete dhe kontributet e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara, në një sërë çështjesh dhe sfidash ndërkombëtare, si dhe rolin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















