Në ditën e tij të parë të punës në Shqipëri Ambasadori Lu ka takuar Presidentin Nishani të cilit i ka paraqitur letrat kredenciale. Ndërkohë Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet që të mbajë ditën e sotme një konferencë për shtyp. Gjithashtu në ditën e tij të parë të punës Ambasadori Lu është prezantuar edhe me stafin e Ambasadës Amerikane në vendin tonë.
Në prezantimin e tij Ambasadori Lu ka thënë se është krenar dhe i gëzuar që po vjen në vendin e shqiponjave dhe se do të punojë për të bërë Shqipërinë një aleate të fuqishme brenda NATO-s, si edhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian.
















