Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha në analizën vjetore të institucionit që ai drejton, deklaroi se në krye të prioriteteve të punës së tij ka qenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Ai tha se këto dy prioritete kanë qenë si përgjigje ndaj qytetarëve për më shumë shanse për punësim, për punësim cilësor dhe me paga më të mira. “Sigurisht që pushteti vendor nuk mund të bëjë gjithçka, por mund të bëj diçka. Pushteti vendor në Tiranë ka treguar se ka bërë më shumë se diçka, për ti dhënë më shumë frymëmarrje biznesit të vogël. Ne i qëndrojmë idesë së një klime miqësore ndaj biznesit, klimë e karakterizuar me taksa të ulëta, natyrisht të fokusuar edhe në projektet zhvillimore”, u shpreh Basha. Ai u ndal edhe në bindjen se përmes uljes së taksave dhe një praktike të taksave të ulëta, zhvillimi bëhet më i mundshëm. Basha tha se janë hapur 12 mijë e 500 vende pune në Tiranë, ndërsa shtoi se u gjetën 80 taksa dhe u ulën në 60. Gjatë fjalës së kryebashkiakut ikën dritat, duke ndqrprerë aktivitetin, ndërsa OSHEE sqaroi se gjithçka ka ardhur si pasojë e një defekti në fidrin 201 dhe po punohet për zgjidhjen e shpejtë të tij. Pas rilidhjes së energjisë dhe rifillimit të aktivitetit, kreu i Bashkisë Tiranë deklaroi se do ishte shumë keq nëse do jetë diçka e porositur politikisht, apo edhe më keq nëse është përditshmëri e qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, përmes kësaj ndërprerje, u bë që Kryeministri Rama të kishte gjithë vëmendjen mbi vete.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















