Gjatë një komunikimi që ka realizuar me gazetarët, ish kryeministri Berisha e ka cilësuar 2014 si viti i tritolit dhe i zi për ekonominë. Duke numëruar një sërë vrasjesh dhe shpërthimesh, ai nuk ka lënë pas edhe fenomenin e korrupsionit.
“Ky vit që lamë pas është viti i tritolit, për shkak të viktimave, shpërthimeve, por edhe terrorit të krijuar me hedhjet në erë gjatë aksioneve.
Gjatë këtij viti ka pasur rritje të vrasjeve dhe dhjetëfishim të grabitjeve me armë.
Gjithashtu, korrupsioni është kthyer në sistem dhe administrata është mbushur me banditë, kriminelë, përdhunues dhe vrasës dhe tani pritet largimi i dytë masiv i punonjësve të administratës”, u shpreh Berisha.
Referuar situatës ekonomike, ai e cilëson si vit të zi, pasi sipas tij, për herë të parë në 24 vjet ekonomia shqiptare bie në recension. Ai shtoi se borxhi u rrit, ndërsa investimet e huaja u përgjysmuan.
Sa i takon thyerjes së bojkotit, Berisha tha se nën ndërmjetësinë e Brukselit u mbështet opozita dhe u dha siguri për demokracinë e parlamentarizmit.
















