Shqipëria nis bisedimet me Azerbajxhanin për ndërtimin e gazsjellësit TAP dhe tregut të brendshëm të gazit. Ministri azer i Energjisë Natig Aliyev fillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ministria e Energjetikës së Azerbajxhanit informon se në kuadër të vizitës 2 ditore, ai do të zhvillojë negociata për bashkëpunim energjetik. Ministri i Azerbajxhanit do të zhvillojë bisedime me homologun e tij shqiptar Damian Gjiknuri. Sipas njoftimit, palët do të diskutojnë ecurinë e realizimit të planeve për ndërtimin e seksionit shqiptar të tubacionit të gazit TAP dhe mbi potencialin e zhvillimit të tregut të gazit në familje, në Shqipëri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















