Deputetja e AAK-së, Dopnika Kadaj- Bujupi ka akuzuarpresidenten Jahjaga, se ajo përmes veprimeve të saj vendosi që në qeveri të jetë sërish klika e Hashim Thaçit dhe korrupsioni.
“Ajo me veprimet e saja jo kushtetuese ka bërë qe klika e Hashim Thaçit te qeveris prapë. Ajo është përgjegjëse për te këqijat qe i kane sjelle vendit. Për ketë AAK nuk ka qëndruar me sallë”, tha Bujupi.
Edhe Visar Ymeri ka akuzuar Jahjagën se ajo ka mbajtur anë, duke thënë se ka mbështetur PDK-në e Thaçit dhe injoroi koalicionin VLAN.
Jakup Krasniqi nga NISMA vlerësoi se presidentja si personalitet unifikues ne politikat e saj duhet te jete e paanshme.
















