artia Demorkatike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka abuzuar dhe mashtruar, duke deformuar deklaratat e kryetarit të PPE, Manfred Weber. Nëpërmjet zëdhënëses Oriela Nebiaj, PD e cilëson si një akt skandaloz dhe të paprecedentë, kur një kryeministër përmes zëdhënësit të tij të certifikuar si shpifës, shtrembëron, manipulon një bisedë, duke u rrekur të ndërtojë një realitet që nuk ekziston. “Kjo e ka detyruar z.Weber të përgënjeshtrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës. Manipulimet e Ramës në funksion të propagandës së tij, janë tregues i politikës aspak serioze dhe i amatorizmit në ndërtimin e raporteve me partnerët tanë të rëndësishëm europianë. Edi Rama po bën gjithcvka, deri tek deformimi dashakeq i përmbajtjes së bisedave me zyrtarët e lartë europianë, për të bërë të duket ndryshe, atë që nuk mund të duket ndryshe.Inkrimimimi i politikës dhe parlamentit është i papranueshëm për Europën. Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës në parlament nga deputetët e inkriminuar është i papranueshëm për Europën”, u shpreh Nebiaj, ndërsa shtoi se moslejimi i opozitës për të ushtruar të drejtat e saj kushtetuese, është i papranueshëm për Europën. Sipas saj, shkelja e Kushtetutës dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave janë të papranueshme për Europën, duke shtuar se këto janë të vërtetat e mëdha, që e bëjnë kauzën e opozitës të drejtë, dhe e bëjnë mjerane përpjekjen e Edi Ramës me manipulime deklaratash përmes papagallit të tij Balla.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















