Klasifikimi i mëposhtëm i shërben me pas agjencive turistike, por edhe qytetareve për tu orientuar ne vendimmarrjet e tyre ne lidhje me kalimin e pushimeve vjetore.

10. Ne vend te dhjete renditet kryeqyteti i Koresë Jugut, Seul. Me 8.63 milion turiste gjate viti qe po mbyllim, Seul ka pasur një rritje prej 4.7% ne krahasim me nje vit me pare.

9. Ne vendin e nëntë ndodhet një tjetër qytet aziatik, Hong Kong. Administratoret e rinj kineze te ish kolonisë britanike kane lejuar qe vizitoret nga vende potenciale si SHBA, Kanada dhe Britania, te kenë mundësi qe te vizitojnë këtë vend pa qene nevoja qe te marrin viza.

8. Kuala Lumpur, Malaysia. Përsëri një qytet aziatik. Ketu vizitoret me te shumte jane nga vete Azia, por edhe nga Australia, ndërsa është konstatuar një rritje e vizitoreve edhe nga vendet e Amerikës se Veriut.

7. Istanbul, Turkey. Si një kryqëzim mes Europes dhe Azisë, Stambolli ruan dhe këtë vit një vend nderi ne këtë liste, duke nënvizuar faktin se kryeqendra turke e turizmit, këtë vit është vizituar ne masën 55% prej vizitoreve nga jashtë Europes.

6. New York. Është qyteti i vetëm amerikan qe bën pjese ne këtë liste, dhe me 12 milion turiste ne vit, ai parakalon ndjeshëm qytete te tjera amerikane përfshi Los Nageles, Miami, Toronto, apo San Francisco.

5. Dubai, United Arab Emirates. Si mishërim i luksit dhe mirëqenies, Dubai është shndërruar tashme ne një mekë te turizmit ndërkombëtar, si dhe një industri me vete e krijimit të të ardhurave përveç naftës.

4. Singapore. Edhe pse një shtet relativisht i vogël, ky vend ofron mundësi te jashtëzakonshme argëtimi, me muzetë e tij, qendrat gjigande te tregtisë, hotelet e jashtëzakonshme. Këtu anglishtja është një nga katër gjuhet zyrtare te vendit, çka ka ndikuar ne rritjen e vizitoreve perëndimorë.

3. Paris, France. I njohur edhe si qyteti i te dashuruarve dhe me romantiku ne bote, Parisi vazhdon te qëndrojë ne top te qyteteve turistike me te famshëm te botes me 15.6 milion turiste ne vit, ku 53% e tyre vijnë nga jashtë Europes, kryesisht nga SHBA dhe Japonia.

2. Bangkok, Thailand. Gjate këtij viti, kryeqyteti tajlandez është vizituar nga me se 16 milion turiste.

1. London, England. Londra ruan vendin e pare me 18 milion turiste dhe me shume se 19.27 miliard dollarë te ardhura prej turizmit.