Dy krerët e partive kryesore në Kosovë kanë firmosur së fundmi marrëveshjen e koalicionit bashkëqeverisës në Kosovë.
|
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi tha se ky është një koalicion në të mirë të qytetarëve. Nga ana tjetër, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se marrëveshja që ka si synim integrimin drejt BE-s, do të sjellë prosperitet dhe zhvillim të vendit. Nga marrëveshja e nënshkruar, pritet që kryeministër të jetë Isa Mustafa, ndërsa Hashim Thaçi do jetë zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Në vijim pritet që të mësohet dhe për ndarjen e kabinetit, për të cilën kanë rënë dakord dy krerët e këtij koalicioni. |
















