Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj për masat e ndërmarra nga nata sa i takon sigurisë së shteteve aleate. Qëndrimi i Tiranës zyrtare është pohuar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë samitit të vendeve anëtare te aleancës në Bruksel. Numri një i diplomacisë shqiptare vuri në dukje se bashkëpunimi me partnerët, veçanërisht në aspektin operacional, merr një vlerë të re në kontekstin aktual, kur NATO perballet me sfidën e luftës kundër terrorizmit, marrëdhëniet Rusi-Ukrainë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan, pas përfundimit të operacionit ISAF, në vitin 2014. Një ditë më parë, ministri Bushati pati një takim me shefen për politikë të jashtme në BE-se, Federika Mogerini. Zyrtarja e lartë theksoi se Shqipëria ka një rol thelbësor në procesin e integrimit të të gjithë rajonit të Ballkanit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















