Burime të gazetës Tribuna të afërta me kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi kanë bërë të ditur se kreu i PDK-së nuk e ka ndërmend që të pranoj formulën sipas së cilës Isa Mustafa do të bëhej kryeministër derisa vetë Thaçi do të mbetej vetëm deputet.
Sipas të njëjtave burime, në rast se presidentja Jahjaga insiston që të zbatojë mandatin e saj deri më 2016 atëherë Thaçi pretendon që të jetë kryeministër edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës. Sipas të njëjtave burime, në rast të një pamundësie qe këtë ta bëjë me LDK, kreu i PDK-së do të kërkojë që të realizoj këtë qëllim në një formulë tjetër koalicioni me Nismën apo AAK-në, ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas të njëjtave burime, Thaçi nuk po gjen arsye se pse të tërhiqet dhe të mundësojë që rivali kryesor i tij në zgjedhje të bëhet kryeministër, pasi që është fitues i garës së 8 qershorit dhe nuk ekziston më blloku i te gjitha partive tjera parlamentare që me një zë refuzonin bashkëpunimin me te.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















