Partia Demokratike përfundon zgjedhjet e saj të brendshme. Pas votimit të së dielës, Arben Ristani u zgjodh numri dy i Partisë Demokratike në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ai mori 101 vota në garën e ngushtë me Eduard Selamin që ka mbajtur këtë post në vitin 1991 dhe Enkelejd Alibeajn. Pas zgjedhjeve te 2005 kjo është e para here qe anëtaret e Këshillit Kombëtar mblidhen për te zgjedhur sekretarin e përgjithshëm, 6 sekretaret dhe 22 drejtuesit e departamenteve, kjo e fundit nje strukture e re per Partine Demokratike.
“Përveçse forumi më i rëndësishëm i PD nga një Kuvend në tjetrin do të jetë një seli e urtësisë, mençurisë, fuqi e pararojës në sfidat tona të opozitarizmit sot dhe qeverisjes nesër. Numri i madh i aplikimeve për këto funksione politike dhe cilësia e tyre e lartë ishte një lajm i mrekullueshëm nga njëra anë i angazhimit dhe i vendosmërisë së aplikantëve për të marr përgjegjësi dhe për të kontribuar në vijën e parë të opozitarizmit”, tha Lulzim Basha.
Nga ky proces i ripërtëritjes se strukturave te reja ne PD, bie ne sy fakti se drejtuesit historike te kesaj partie jane jashtë forumeve kryesore. “PD numëron sot 105 mijë anëtarë të rregullt, në asnjë moment të jetës së saj kjo parti nuk ka qenë një parti në letër, po parti e gjallë e veprimit, përballjes në fushë të hapur me çdo lloj të keqe, arritjes, zgjidhjeve dhe punëve të mëdha dhe veprave konkrete”, tha Basha.
Edi Paloka dhe Edmond Spaho u shpallën nënkryetarë të partisë. Por këtyre zgjedhjeve, në kryesinë e re të kësaj force nuk do të marrë më pjesë lideri historik i së djathtës Sali Berisha ashtu si edhe ish ministrat Jemin Gjana, Fatos Beja e Myqerem Tafaj, Jozefina Topalli e cila për 17 vjet me radhe ka mbajtur postin e nënkryetares se PD jo vetem qe nuk ka nje post, por nuk do te jete me as anëtare kryesie për shkak te formulës se re te kompozimit te kesaj strukture.
Jashtë kanë mbetur edhe Astrit Patozi i cili qe prej vitit 2007 ka qene nënkryetar i PD. Ridvan Bode i cili për 17 vjet me radhe ka qene numri 2 i Partisë Demokratike nuk ka me nje post drejtues por do te jete anëtar i kryesisë pasi është nënkryetar i Komisionit te Ekonomisë. Rikonfirmohen Majlinda Bregu, Edi Paloka, Eduard Halimi, Edmond Spaho,Ridvan Bode dhe Aldo Bumçi. Ndërsa përfshihen për herë të parë Gent Strazimiri, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Genc Pollo, Arben Ristani, Fatbardh Kadilli, Florjon Mima, Sherefedin Shehu e Jamarbër Malltezi. Ky i fundit, dhëndri i ish kryeministrit Berisha nga votimi është përzgjedhur dhe si kryetar i departamentit për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin.















