Nën akuzën “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në pranga ka rënë ish-drejtori i OSHEE nëLushnje. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtues i filialit të OSHEE, ai ka vjedhur energjinë elektrike, e cila furnizonte shtëpinë dhe një lokal të madh në pronësi të tij.
Prokuroria e Lushnjes ka nxjerrë urdhër-ndalimin për Dine Aliaj, ish-drejtor i OSHEE filiali Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Nga verifikimet e kryera nga ana e Prokurorisë Lushnje, ka dyshime se Aliaj gjatë ushtrimit të detyrës ka vjedhur energjinë elektrike e cila furnizonte shtëpinë dhe një lokal të madh në pronësi të tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se vulat e aparatëve nuk janë të matrikuluar, gjë që krijon mundësinë për abuzime.
Prej kohës kur Dine Aliaj është emëruar drejtor i filialit të OSHEE në Lushnje, faturat e energjisë elektrike për shtëpinë dhe lokalin e tij, shënojnë ulje të ndjeshme në vlerë leku.















