Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, zgjodhi Prishtinën për të festuar “Ditën e Flamurit”, duke promovuar produktet shqiptare nën logon “Blej Shqip”. Gjatë paradites së sotme, Ministri Ahmetaj zhvilloi një takim në komunën e Prishtinës me kreun e saj, Shpend Ahmetin, ku u diskutua për bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, eliminimin e pengesave jo tarifore dhe promovimin e produkteve me origjinë shqiptare, me qëllim zëvendësimin e importit me produkt vendas. Në vijim, Ministri dhe Shpend Ahmeti morën pjesë në çeljen zyrtare të panairit mbarëkombëtar të produkteve shqiptare “Blej shqip”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Panaireve dhe komuna Prishtinë, nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Të pranishëm në panair ishin dhe ministri i Ekonomisë së Kosovës, Fadil Ismaili, dhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në fjalën e tij, Ahmetaj vuri theksin tek integrimi i dy tregjeve tona, për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare përmes eliminimit të pengesave jotarifore dhe nevojën për zëvendësim të importit me produkte shqiptare. Ministri Ahmetaj e vlerësoi Panairin si një sukses që duhet kthyer në traditë të përvitshme dhe ftoi që vitin e ardhshëm të marrin pjesë edhe biznese nga Presheva. Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Panairi i tejkaloi pritshmëritë, sa i përket interesit të sipërmarrjeve, por edhe të konsumatorëve dhe shitjes së produkteve. Kreu i MZHETS dhe kreu komunës së Prishtinës vizituan stendat e Panairit dhe u njohën nga afër me produktet e afruara. Në Panair marrin pjesë rreth 140 biznese shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Një tjetër takim i zhvilluar sot në Prishtinë ishte dhe ai me përfaqësuesit e bizneseve, ku u diskutua lidhur me problemet e tyre dhe mbështetjen nga qeveritë e të dy vendeve, në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e tyre.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















