Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në konferencën ministeriale të Organizatës së Frankofonisë,që po mbahet në Senegal. Ai ka paralajmëruar se do të ketë lajme pozitive sa i përket njohjes së Kosovës. “Të enjten kam arritur në Senegal ku po marr pjesë në konferencën ministeriale të Organizatës së Frankofonisë për të shtyrë përpara agjendën e lobimit për njohjen e Kosovës. Në margjina takova ministrat e jashtëm të Malit, Abdoulaye Diop, atë të Madagaskarit, Arisoa Lala Razafitrimo, të Seishellit, Jean Paul Adam dhe shefat e delegacioneve nga Maroko dhe Libani të cilët i njoftova me zhvillimet pozitive në Kosovë dhe nevojën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Njëherësh takova edhe përfaqësuesit e vendeve që e kanë njohur Kosovën dhe e mbështesin atë sikurse ministrat e Jashtëm të Haitit, Chadit e delegacione tjera. Së shpejti lajme pozitive”, shkruan Hoxhaj. f
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















