Kryeminsitri Edi Rama garantoi serish biznesin dhe qytetarët se paketa e re nuk parashikon rritje të taksave. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar kreu i qeverisë bëri me dije se do të zerohen 15 taksa që lidhen kryesisht me prodhimin. Rama deklaroi se gjatë qeverisë së tij vetëm 3 taksa janë rritur.
“Për shkak të 20 viteve ecje qorrazi maksimumi është i përcaktuar. Përpjekja për të ikur përtej maksimumit për të bërë një superfuqi energjetike na solli aty ku e gjetëm vendin. Sipërmarrja nuk duhet ta harrojë që është e para qeveri që respekton detyrimet ndaj sipërmarrjes. 720 milionë dollarë që i gjetëm si plaçkë të lënë në derë nuk thamë ç’ne këtu, jo nuk është e jona, por e morëm dhe do ia paguajmë sipërmarrjes. Kemi disbursuar rreth 260 milionë dollarë”, tha Rama.
Rama në mbledhjen e këtij këshilli foli dhe për aksionin kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë. Ai deklaroi se nuk do të falet asnjë hajdut, ndërkohë që do të publikohet shumë shpejt një mekanizëm për tju dhënë një munëdsi të dytë të gjithë atyre që kanë borxhe të papaguara për të mos përfunduar në burg . kjo do të arrihet nëpërmjet nënshkrimit të traktatit për energjinë .
“Aksioni “Hajdutët e Energjisë Elektrike” është një pjesë e vogël e planit, vizionit tonë afatgjatë për të kthyer sistemin energjik në një resurs të frytshëm për qytetarët e ndershëm shqiptare. Ne kemi plan, tha Rama, të hapim tregun e energjisë elektrike, të ofrojmë konkurencë të ndershme tek energjia elektirke dhe të krijojmë një sistem që garanton siguri dhe që mbron qytetarët e ndershëm nga ata që vjedhin”, tha ai.
Rama ndërkohë ka vlerësuar në reformat e ndërmara rolin që ka luajtuar Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, si dhe bizneset në vend në hartimin e paketës fiskale.
















