Ushtari profesionist i cili vrau tre veta sot në mëngjes në një qytezë në Maqedoni është gjetur i vetëvrarë në një stan në afërsi të vendit të krimit, njoftuan pasdite mediat maqedonase. Burime të policisë maqedonase kanë thënë se ai ka varur veten.
Mësohet se 40-vjeçari Manoilov ka vrarë prindërit e gruas së vet, për shkak se s’ka mundur të pajtohet me faktin se ajo ka shkuar me tjetër. Viktima e tretë ka pësuar rastësisht, gjatë tentimit të burrit xheloz për të vrarë mikun e gruas.
Ushtari dhe gruaja e tij kanë dy fëmijë të mitur, kurse ai dy herë ka qenë me shërbim në Afganistan. /Kosovapress/
—————
Ushtari profesionist i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Maqedoni
Një ushtar profesionist dyshohet për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në mëngjes në qytezën Zletovë në Maqedoni.
Ushtari Dragan Manoilov, dyzetvjeçar, sipas informacioneve të para, në kohën kur e ka kryer aktin ka qenë në shërbim. Mësohet se, pas vrasjes së dy burrave dhe një gruaje, ushtari është arratisur në malet në rrethinë,
Të vrarët janë prindërit e gruas së ushtarit dhe një i njohur i tij.
Policia, e cila me numër të madh është vënë në ndjekje të tij, ende nuk e di nëse ai është i armatosur apo jo./Alsat/
















