Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se pjesëmarrja e madhe në protestën e PD-së nuk e ka shqetësuar aspak. Meta u shpreh se do të ishte shqetësuar nëse pjesëmarrja do të ishte e kufizuar, por pjesëmarrja në protestë tregon se demokracia po funksionon. “Aspak, do të ishim të shqetësuar nëse do të kishte pjesëmarrje të kufizuar. Fakti që opozita del manifeston, që ka dhe një pjesëmarrje të konsiderueshme sikurse e thatë ju është tregues pozitiv i asaj që demokracia funksionon, edhe pse do funksiononte edhe më mirë nëse opozita do ta sillte zërin e tyre në parlament. Kjo pjesëmarrje tregon që ka demokraci, njerëzit në Shqipëri nuk kanë frikë të dalin të protestojnë”, tha Meta. Ndërsa periudhën e deritanishme të qeverisjes Meta tha se kjo qeveri ka mbjellë shumë në mënyrë që të korrë sa më shumë. “Gjithçka duhet vendosur në dy plane. Në raport me situatën para 14 muajve dhe në perspektivën e viteve që vijnë. Nëse do vendosin të gjithë bilancin e qeverisjes në raport me marrjen prej saj të përgjegjësive dhe trashëgiminë e qeverisjes së treguesve makroekonomik, borxhit, defiçitit dhe nëse do i venë edhe perspektivën se ku po shkon, kjo qeveri me këtë trend qeverisje besoj se është një bilanc pozitiv. Për jo pak qytetarë që na dëgjojnë kjo mund të mos jetë shumë bindëse por do doja që këtë fenomen ta lidhja me punë e fermerit në bujqësi që kur mbjell duket që fara humbet dhe kur vjen koha ajo shndërrohet në pemë dhe sjell frutet. Kjo qeveri është përpjekur të mbjellë sa më shumë për të korrur disa rezultate në interes të vendit si i tërë dhe interes të qytetarëve. Për mua janë mëse të qarta arritjet e qeverisë deri tani sidomos traseja që ajo ka shtruar për të ardhmen që do jetë më e prekshme për qytetarët. Raporti më i fundit i BERZH vlerëson reformat e qeverisë shqiptare si vendi që ka kryer më shumë reforma në rajon. Ato kanë rezultatin e tyre për të mos përmendur dhe një fakt tjetër që ka kuptimin e tij që nga Instituti i Sigurimeve konfirmohen 81 mijë të punësuar të rinj. Formalizimi është në interesin e të gjithëve. Duhet ti jepet fund abuzimit dhe shpërdorimit të energjisë nga çdo qytetar. Çdo progres që ne mund të arrijnë më çdo fushë të caktuar nëse nuk i japim fund në mënyrë të prerë çdo shtegu të abuzimit me energjinë nuk do hedhim asnjë hap të qëndrueshëm para. Është një gropë e madhe e zezë që është pengesë madhore për zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë të vendit. Reformat e ndërmarra nga qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore që po ndihmon dhe po jep një financim të rëndësishëm për reformimin e sistemit do bëjmë të mundur që jo në 2018 por më parë që energjia nga një faktor minus të kthehet në faktor pozitiv. Do vijmë edhe tek shtresat në nevojë. Debati më i madh ka lindur lidhur me ristrukturimin e çmimit dhe heqjen e fashës 300 kw. Qeveria e ka dhënë zgjidhjen për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike të konsideruara në nevojë. Të gjitha këto do kompensohen për diferencën në lekë. Kjo besoj është një tregues i qartë për të mbrojtur këtë shtresë ndërkohë që hiqet mundësia për manipulimin që është bërë deri tani. Kjo reformë rrit transparencën”, theksoi Meta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















