Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në një takim dy krerët e Koalicionit PDK-LDK për t’u njoftuar me përgatitjet e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, më saktësisht me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe krijimin e qeverisë së re. Të dy liderat, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, njoftuan presidenten se mbledhja e seancës së Kuvendit të Kosovës për t’i zgjedhur organet e këtij institucioni dhe votimi i Qeverisë dhe programit të saj qeveritar do të bëhet më 8 dhjetor të 2014-ës. Ndërkohë, Presidentja Jahjaga u njoftua me ecurinë e bisedimeve dhe konsolidimin e prioriteteve shtetërore dhe i inkurajoi liderët e dy subjekteve politike që kanë arritur marrëveshje ndërpartiake për bashkëqeverisjen e Kosovës javën e kaluar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















