• Latest
  • Trending
  • All

Rruga e hapur e incidenteve në gazetari

25/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rruga e hapur e incidenteve në gazetari

25/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Aleksandër ÇIPA

Ka një pikëpamje, sipas së cilës, kur u dobësua Demosi, së pari pika e dobët prej nga u sigurua mposhtja vijuese e tij, u shpall etika. Kjo ngjau, sepse etika u përdhos dhe kjo përdhosje nuk reshtet ende. Në të vërtetë, hileja lidhej me atë që më së miri e pohon Giovani Sartori, pasi hymë në periudhën e pakrye në të cilën, pjesa më e madhe e publikut nuk di asgjë për publiken. Edhe pse entiteti ynë profesional po përjeton risitë e pafundme të teknologjisë së komunikimit dhe po përballet me sfidat e multimedialitetit, një ndër sfidat e mëdha, të cilën po e kapërcejmë me ngathtësinë e zvarranikëve, mbetet sfida etike. Mediat sot i ka pushtuar qëllimi dhe motivi i interesave si dhe përmbytja prej padijes së shumicës së të punësuarve në to. Shprehem “të punësuarve” pasi përdhosja e etikës bashkëjeton me përdhosjen deontologjike, janë gati si dy anë të së njëjtës medalje.
Në shtypin e Shqipërisë postkomuniste, realiteti ka pasur shtrirjen kohore të një krize shumëplanëshe. Sikundër paralelisht ka ngjarë edhe rritja, krijimi i një përvoje kryekëput të re, nisja e një shkolle të re përvoje dhe krijimi i një skene me vitalitet të lartë implementimi teknologjik dhe infrastrukture të krahasueshme me vendet dhe shoqëritë europiane. Por kriza më e rëndë dhe e tejzgjatur, gati në pamundësi për t’u mposhtur, në mediat dhe sidomos shtypin e Shqipërisë aktuale, është ajo që rrjedh prej informalitetit. Kjo krizë ka shtresëzuar edhe probleme të tjera të mëdha, ndër të cilat edhe problemin dhe gjendjen e rëndë etike. Në dekadën e parë pas vitit 1990 në shtypin e Shqipërisë, kishim një tablo të lindjes së shtypit privat dhe rënies së mitit e për rrjedhojë, edhe tabuve të shtypit partiak e atij të parë e trajtuar si “mjet propagande”. Mirëpo shtypi propagandistik, u zëvendësua nga spektri i gazetave private dhe politike, thellësisht politike. Një mjet për të kryer efekte të forta politizuese mbi gjithë shoqërinë. Natyra dhe virtyti informues që duhej të kishte që në lindje, u bënë të mungueshëm për shkak të dominimit të mendësisë dhe zhanrit të polemikës politike. Ky shtyp politik i ndarë në mbështetje fanatike ndaj palëve kryesore të politikës, provincialisht edhe ndaj udhëheqësve të rinj partiakë, kontribuoi më së keqi për të rritur brendinë e antagonizmit partiak e politik. Si mjeti kryesor mediatik në vend, u shndërrua në infrastrukturë dhe “armë” e polemikës luftarake partiake. Fatkeqësisht nuk po ngjante të pasonte një shembull paraprirës të polemistikës shqiptare në shtypin shqiptar të periudhës së viteve 1920-1940. Në vëmendje të lexuesit dhe të të interesuarve sjell një antologji të shkëlqyer të kësaj polemistike qëmtuar e edituar prej filologut të cilësishëm Sevdai Kastrati në librin “Lufta e penave”. Por post-’90-a në shtypin shqiptar shënoi dhe padashur, krijoi një antologji të pambledhur të antietikës dhe polemikës përdhosëse. Në këtë subjekt, përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit postkomunist, përfshihen e përmblidhen me dhjetëra e pse jo, edhe qindra raste që kanë vlerën negative të incidenteve dhe dhunës etike në shtypin e Tiranës. Ky realitet i dhunës, përdhosjes apo përbaltjes etike vijoi në kuadër të polemikës politike dhe atë personalizuese mes aktorëve më të rëndësishëm të opinionbërjes dhe debatit publik. Agresiviteti i kësaj periudhe tejkalon edhe antagonizmin etik të kundërshtarëve politikë të periudhës së Luftës së Dytë Botërore në vend. Natyrisht kjo përvojë nisi të zbehej dhe të ndihej “ulja e armëve” veçanërisht pas viteve 2000. Është koha kur në Shqipëri merr vrull krijimi dhe ngritja e mediave audiovizive. Ekrani eklipson gazetat dhe një pjesë e mirë e protagonistëve të medias së shkruar, zënë vend në ekranet që u shtuan në pronësi investitorësh apo kapitalistësh të rinj. Kjo kastë opinionshkruesish, investohet tashmë si opinionbërëse në ekranet e shumta, duke mbartur dhe duke shfaqur edhe sindromën apo kulturën e antietikës. Polemika skandaloze e periudhës 1992-1998 në të përditshmet më të rëndësishme të vendit, pasohet në formën tjetër në ekranet e Shqipërisë në kohën televizive të debateve apo shoë-t, duke krijuar një kapitull të ri të përvojës me etikë të përdhosur. Për ta perceptuar drejt dramën apo lëndimet gati tragjike që kanë shkaktuar kësi incidentesh etike në shtypin shqiptar të 20 viteve të fundit po sjell në vëmendjen tuaj dy raste që kanë brendinë dhe peshën specifike të kazuseve unike. Në vitin 1998, në redaksinë e gazetës më të famshme të atëkohshme, paraqitet një qytetar fatkeq. Ai ishte fatkeq jo vetëm për arsye të fatit vetjak, por edhe për shkak të gazetës. U paraqit në redaksi me një koleksion gazetash në të cilat gjatë harkut kohor të dy vjetëve 1997-1998, fotografia e tij ishte bërë gati e njëjtë me “testatën e gazetës”. Fotoreporteri i gazetës e kishte fiksuar në një ndër ditët kur priste të tërhiqte përqindjen e parave të futura me fajde në një sportel të një firme piramidale dhe prej atëherë, tri prej redaksive të gazetës, ajo e Politikës, e Kronikës dhe Sociale, sa herë kishin subjekte apo individë që kishin të bënin me historinë e fajdeve, ilustronin tekstet me fotografinë e këtij të pafajshmi. Aq shumë ishte publikuar fotoja e tij, sa e kishte bërë të njohur për shumëkënd. Mirëpo kjo njohje, po i nxinte jetën. Policët kur e ndeshnin në rrugë, e mbanin në seancë pyetjesh për të verifikuar të shkuarën dhe dyshimet e tyre për shumëçka që u vinte si asosacion mes atij që kishin para dhe fotografisë së pandarë nga faqet e gazetës. Publikimi inflacionist i fotos në gazetë i kishte shkaktuar keqkuptime dramatike në familje dhe në rrethin familjar. Pas dy vjetësh peripeci, ai kishte vuajtur keqkuptime në gjykata, kishte “fituar dramatikisht” divorcin prej keqkuptimesh të pareshtura dhe shumë peripeci të tjera. E gjithë kjo histori dramatike na u rrëfye prej vetë personazhit të viktimizuar nga gazeta e famshme. Në një pendesë të pavlefshme, redaksia e gazetës pas kësaj, botoi një intervistë narrative me këtë personazh. Gjithçka fatale mes tij dhe gazetës kishte ngjarë për shkak të shpërfilljes dhe injorimit të parimeve që rrjedhin prej Kodit Etik. Ndodhi sikundër i ngjau gazetarit Çarls Dikens në vitet 1850, të cilën e kujtoi shumë vite më pas Çarls Dikensi shkrimtar me një fëmijë dhe historinë e tij të shkaktuar prej gazetës ku punonte i pari. Rasti i dytë që dëshmon peshën dramatike të incidenteve etike në shtypin shqiptar është më i freskët. Ka ndodhur jo më shumë se një vit më parë me adoleshenten Nazime Visha, e cila u bë e njohur për tragjedinë e përdhunimit dhe të raporteve familjare që pati me dhunuesin e njëkohësisht viktimën e vet. Në shtypin e ditës u botua fatalisht raporti hetimor me gjithë detajet narrative të siguruara prej policit gjyqësor, pra hetuesve. Ishte një skandal i pashoq dhe i pangjarë. Pasoja ishte e tmerrshme. Editori dhe redaksia kërkuan ndjesë. Por kaq nuk mjaftoi. Mëkati i një gazete në formë tjetër u përsërit nga gazeta të tjera. Ky skandal shkaktoi stuhi reagimesh dhe e mbajti gjatë të hapur debatin për një kulturë etike. Ndezi nisma për një memorandum etike, etj., etj. Reflektimi nisi, por sa i mjaftueshëm është ai?! Këtë mbetet ta shohim, sepse në një mjedis dhe realitet të sunduar prej informalitetit dhe anarkisë e kaosit, etika është si ajo vija orientuese e vetme, në asfaltin e një rruge që sundohet gjithë kohës prej trafikut kaotik.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Programi i Matematikës-në mungesë të stafit!!!

Next Post

Nusja e Kanunit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nusja e Kanunit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.