Sot mbushet një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën deputetit të PD-së Sokol Olldashit.
Makina me të cilën udhëtonte Olldashi doli nga rruga në aksin Tiranë – Elbasan, dhe përplasja i solli edhe vdekjen e menjëhershme.
Familjarët dhe miqtë e tij brenda Partisë Demokratike dhe jo vetëm do ta përkujtojnë sot me një ceremoni ku do të prezantohet edhe një këngë e kompozuar posaçërisht për të.
















