Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Enjte, 20 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Pensionet, zbardhet rritja 12 milionë dollarë”. Tituj të tjerë janë; “Zyrtare nga policia: Dr.Flori vdiq nga mbidoza e drogës”. “S’ka ftesë për Bashën, Majlinda Bregu do drejtojë ceremoninë për Sokol Olldashin”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Nipi i Berishës “kallëzoi” kazinotë”. Tituj të tjerë janë; “Sepecializimet në mjekësi, publikohen 5 mijë pyetjet”. “PD mbledh protestuesit në rrethe, Bumçi: Me ne edhe të majtët e zhgënjyer”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ka enverizëm majtas dhe djathtas, Arvizu: Nishani njeri i mirë, por ato që thotë s’i ka të gjitha tijat”. Tituj të tjerë janë; “Kadare: Pse nuk kam pranuar asnjëherë të bëhem president”. “Buxheti, kritikat e Ruçit dhe Dokles për taksat e reja”. “PPE: Mazhoranca të tërhiqet nga kapja e institucioneve të pavarura”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Ruçi-Dokle kundër, Paketa Fiskale, shteti humb para”. Tituj të tjerë janë; “Miri i West Side Family: Dr. Flori do bashkonte grupin. Policia: Infermieri në hetim”. “Lista, mjekët, dentistët dhe faarmacistët e certifikuar, 300 emra”. “Sot ceremonia, zbulohet teksti i këngës për Sokol Olldashin”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















